SHBA – Kongresi miraton projektligjin për buxhetin gjigant të presidentit Trump

Kongresi amerikan miratoi sot përfundimisht projektligjin për buxhetin gjigant të presidentit amerikan, Donald Trump, në një votim përfundimtar dhe të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke i dhënë presidentit republikan fitoren e parë të madhe legjislative të mandatit të tij të dytë.

Pritet që projektligji të rrisë borxhin e SHBA-së me më shumë se tre trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Ai përfshin një zgjerim të kredive të konsiderueshme tatimore për shumicën e familjeve, të kompensuara pjesërisht nga shkurtime të thella në programin e sigurimeve shëndetësore publike për amerikanët me të ardhurat më të ulëta.