VIDEO/ Rëndohet zjarri në landfillin e Elbasanit, flakët përhapen me shpejtësi në orët e mbrëmjes

Zjarri që përfshiu pasditen e sotme fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit është përkeqësuar ndjeshëm në orët e mbrëmjes.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka shkaktuar shqetësim për banorët përreth.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin e zjarrit, ndërsa rreziku mbetet i lartë.