Greqia në “luftë” me flakët, Guri: Situata vazhdon të jetë shqetësuese, në disa raste edhe alarmante
Prej disa ditësh Greqia është përfshirë në një situatë emergjencë si shkak e një vale zjarresh e shkaktuar kryesisht nga rritja e temperaturave.
Për të mësuar më shumë mbi situatën me të cilën përballet vendi fqinj, në një intervistë për “Ora News”, gazetari Etmond Guri solli të rejat më të fundit.
“Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër fatkeqësisht, situata vazhdon të jetë shqetësuese dhe në disa raste edhe alarmante.
Për faktin se jo pak herë rrezikohen jetë njerëzish dhe banesat e tyre për shkak të cilat kanë origjinë të qëllimshme, aksidentale apo për shkaqe të tjera.
Aktualisht në Greqi janë të paktën 7 vatra zjarri në zhvillim e sipër. Janë angazhuar një sërë trupash me ndërhyrje nga toka, dhe ajri ku janë angazhuar edhe vullnetarë.
Ka një emergjencë të shtuar për shkak se ka erëra të forta që e bëjnë më të vështirë shuarjen e zjarreve”, u shpreh ndër të tjera gazetari Etmond Guri
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN ETMOND GURI

