Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që vepronte në ishullin e Kretës, e cila dyshohet se importonte në mënyrë të paligjshme municione luftarake nga Shqipëria. Gjatë operacionit u arrestuan Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho.

Sipas Protothema, hetimet zbuluan se që prej prillit 2025, anëtarët e kësaj organizate kishin bashkëpunuar me një rrjet tjetër kriminal me qëllim trafikimin e sasive të mëdha fishekësh drejt Kretës, për t’i shitur më pas në tregun ilegal, kundrejt fitimeve të konsiderueshme.

Rrjeti funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar: porositë për municione mblidheshin në Greqi, dhe më pas sigurimi i tyre kryhej nga një furnizues i paidentifikuar në Shqipëri. Transporti realizohej nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare, përmes dy automjeteve, ku njëri prej tyre ishte një kamion i modifikuar enkas për fshehjen e municioneve.

Policia greke ka zbardhur edhe rolet e secilit anëtar të organizatës: