Protesta kundër Vuçiç/ Presidenti serb: Nuk do lejojmë konflikt civil

Studentët janë angazhuar për nisjen e një konflikti civil, por nuk do ta lejojmë diçka të tillë të ndodhë. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë për shtyp këtë të dielë pas protestave masive që përfshin Beogradin të shtunën, ku ultimatumi i studentëve ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend.

Kreu i Shtetit Serb falenderoi policinë dhe Xhandarmërinë Serbe për profesionalizimin e tyre ndërsa tha se Qeveria është e hapur për dialog me qytetarët, por jo me ato që ai I quajti terrorist që duan të shkatërrojnë shtetin.

“Ne duhet t’u drejtohemi të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, të flasim me ta, të hapim një dritare dialogu. Nuk ka negociata me terroristët dhe ata që donin të shkatërronin shtetin. Përgjegjësia do të vijë, në çdo sferë dhe çdo fushë të jetës shoqërore. Por për ata që kanë ide të ndryshme politike, për ata që nuk janë të kënaqur me nivelin e demokracisë, për ata që mendojnë se kemi bërë diçka gabim diku, që mendojnë se po bëjmë diçka gabim, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim me ta dhe do të na duhet ta bëjmë këtë. Hakmarrja nuk duhet të jetë gjuha jonë, por përgjegjësia duhet të jetë pjesë e së ardhmes sonë”, tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ishte i shoqëruar në konferencën e tij për shtyp nga Ministri i Brendshëm i Vendit Ivica Dajçic, i cili zbuloi se ne protestat e të shtunës u arrestuan 77 protestues, ndërsa 48 zyrtare të policisë mbeten të plagosur si pasoje e dhunes që shpërtheu në demonstrata.

140 mije qytetare, te udhëhequr nga studentet e universiteteve ne Serbi protestuan mbrëmjen e te shtunës duke kërkuar fundin e 12 viteve te Aleksandër Vuçiç në pushtet. Prej me shume se 8 muaj Serbia është përfshirë nga protesta masive me qytetaret qe akuzojnë Qeverinë për korrupsion dhe shtypje të të drejtave të tyre.