Kruarje, djegie dhe vështirësi në frymëmarrje pas s*ksit? Mund të jetë alergji ndaj spermës, çfarë thotë mjekësia
Për shumë gra, ndjesitë e kruarjes, ënjtjes, djegies apo madje edhe vështirësitë në frymëmarrje menjëherë pas marrëdhënies seksuale nuk janë një rastësi.
Sipas Dr. Michael Carroll, Profesor i Asociuar i Shkencave Riprodhuese në Universitetin e Mançesterit, këto simptoma mund të jenë shenja të hipersensibilitetit ndaj plazmës spermike një gjendje alergjike e rrallë, por ndoshta më e zakonshme nga sa mendohet.
Kjo alergji u dokumentua për herë të parë në vitin 1967 dhe përfshihet në të njëjtën kategori me alergjitë ndaj kikirikut apo qimeve të maceve. Nuk është vetë sperma që shkakton reagimin, por proteinat në lëngun që e rrethon atë – plazma spermike.
Simptomat: nga kruarja te anafilaksia
kruarje, djegie dhe skuqje të organeve gjenitale; urtikarie (puçrra të kuqe në lëkurë); marramendje apo vështirësi në frymëmarrje; në raste të rënda, anafilaksi – një gjendje urgjente që kërkon trajtim të menjëhershëm.
Shpesh, këto simptoma ngatërrohen me infeksione bakteriale, mykotike apo irritime, duke bërë që shumë raste të mos diagnostikohen kurrë siç duhet.
Edhe pse më parë besohej se prekte më pak se 100 gra në mbarë botën, një studim i Dr. Jonathan Bernstein në vitin 1997 zbuloi se deri në 12% e grave që kanë shqetësime pas seksit mund të vuajnë nga kjo formë alergjie. Dr. Carroll arriti në të njëjtat përfundime në një studim të tij më 2013.
Edhe burrat mund të preken
Një gjendje e ngjashme është raportuar edhe te burrat – e njohur si Sindroma e Sëmundjes Post-Orgazmike, ku pas ejakulimit ndihen simptoma si:
Mjekët dyshojnë se kjo është një reaksion autoimun ndaj spermës së vet, por kërkimet janë ende në fazë të hershme.
Diagnostikimi mund të bëhet me: test të lëkurës me spermën e partnerit, analizë gjaku për antitrupa IgE, dhe një tjetër shenjë e rëndësishme: simptomat zhduken kur përdoren prezervativë.
Nëse konfirmohet alergjia, opsionet përfshijnë:përdorimin e prezervativit për parandalim të simptomave, antihistaminikë dhe anti-inflamatorë për trajtimin e lehtë, imunoterapi me ekspozim të kontrolluar ndaj plazmës së partnerit, në raste të rënda, fekondim in vitro me spermë të pastruar.
Ekspertët theksojnë: kjo nuk është një formë infertiliteti. Shumë gra mund të mbeten shtatzënë natyrshëm ose me ndihmën e mjekësisë riprodhuese, nëse gjendja diagnostikohet në kohë.
Sipas studiuesve, shumë gra ndihen në siklet të raportojnë simptoma të lidhura me marrëdhëniet seksuale. Mjekët rrallë e përmendin këtë mundësi në vizita, dhe për rrjedhojë, diagnostikimet e gabuara mbeten të shpeshta.
“Nëse seksi vazhdimisht ju shkakton kruarje, djegie apo shqetësim, dhe prezervativët ndihmojnë, mund të jeni alergjike ndaj spermës. Mos e injoroni. Diskutojeni me mjekun tuaj”, përfundon Dr. Carroll.
