Shkodra: LVV-ja e lexon ndryshe vendimin e Kushtetueses, s’ka zgjidhje për konstituimin e Kuvendit

Analistja Magbule Shkodra përmes një interviste në Ora News tha se pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata kushtetuese, kishim një koment nga ana e LVV-së, që bënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjidhje.

Shkodra: Pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, kishim një koment nga ana e LVV-së, që bënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjidhje. Ky lexim është ndryshe, nuk është në fakt ai që thuhet në vendim, sepse ata e interpretojnë sikur u ka dhënë të drejtë për votim të fshehur, por aty thuhet se duhet respektuar kushtetuta dhe praktika e kaluar, ku nuk ka raste ku është bërë votim i fshehtë.