VIDEO/ Ariu vr*t babë e bir, roja në gjendje kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2025, 19:07
Një dalje e zakonshme për të mbledhur dru zjarri përfundoi në tragjedi në pyjet e rajonit Kanker, në Chhattisgarh, Indi, ku një ariu i egërsuar sulmoi për vdekje Suklal Darro (45) dhe djalin e tij Ajju Kureti (22).
Roja i pyllit Narayan Yadav, i cili ndërhyri për t’i shpëtuar, u sulmua gjithashtu rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.
Pamjet tronditëse të incidentit tregojnë momentin kur ariu e rrëzon Yadav-in dhe e kafshon në qafë, fytyrë dhe trup. Ajju humbi jetën në vend, ndërsa i ati ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Trupi i djalit u nxor nga pylli me ndihmën e mjeteve të rënda. Ky është rasti i dytë fatal me arinj në këtë zonë brenda pak muajsh.
