Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin, shkak ngjarjet në Iran

Administrata Trump do të kufizojë ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin, pasi CNN raportoi mbi një vlerësim të hershëm të inteligjencës amerikane që sugjeronte se sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan centrale bërthamore.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se administrata beson se raporti i hershëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes u publikua pasi vlerësimi u postua në CAPNET – një sistem i përdorur për ndarjen e inteligjencës së klasifikuar me Kongresin – të hënën në mbrëmje dhe për këtë arsye do të ndajë më pak në sistem.

Administrata tha se po kryen gjithashtu një hetim për rrjedhje informacioni.

Axios ishte i pari që raportoi detajet e vendimit të administratës për të kufizuar inteligjencën e ndarë me Kongresin.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine dhe Drejtori i CIA-s John Ratcliffe do të informojnë Senatin mbi Iranin të enjten, tha zyrtari për CNN.