Fans i Labubu - Cili Labubu je ti, sipas shenjës tënde të horoskopit?

Labubu-t janë kthyer në një ndër lodrat koleksionuese më të dashura dhe virale të momentit, por a e ke menduar ndonjëherë se cili karakter i tyre të përfaqëson më së miri? Nëse je kurioz, horoskopi mund të të japë një përgjigje surprizuese!

Ja si përfaqësohen shenjat e zodiakut nga Labubu-t:

Dashi – Labubu energjik dhe spontan, gjithmonë në lëvizje dhe me ide të çmendura.
Demi – Labubu me stil komod, i dashuruar pas ushqimit dhe rehatisë.
Binjakët – Dy Labubu në një trup: kureshtar, bisedues dhe pak “mischievous”.

Gaforrja – Labubu i ndjeshëm, me sy të mëdhenj dhe një zemër të butë.
Luani – Labubu me kurorë ose në skenë! Ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes.
Virgjëresha – Labubu i pastër, minimalist dhe gjithmonë i organizuar.
Peshorja – Labubu me ngjyra elegante, që kërkon gjithmonë harmoni dhe stil.
Akrepi – Labubu misterioz, me një vështrim që flet më shumë se 100 fjalë.
Shigjetari – Labubu aventurier, me çantë gati për të zbuluar botën.
Bricjapi – Labubu serioz, me sy të fokusuar në qëllime të mëdha.
Ujori – Labubu futurist, ndryshe nga të gjithë – shpesh i pakopjueshëm.
Peshqit – Labubu ëndërrimtar, që jeton në botën e vet magjike.

Nëse je fans i Labubu-ve dhe i horoskopit, ky kombinim është perfekt për të zbuluar edhe një herë veten në një mënyrë më lozonjare dhe zbavitëse.