Sociologia Eva Sinanaj: Pushimet verore, nuk janë luks, por nevojë! Ndikojnë shumë në anën psikologjike

Të shkojmë me pushime, më shumë se sa një e drejtë, është një domosdoshmëri. Kjo pasi është një fakt shkencor që të pushoni disa ditë bën mirë edhe për shëndetin psiko-fizik…

Por jo gjithmonë është e lehtë të gjejmë kohë për të pushuar.

Një pjesë jo e vogël nuk mund të shkojnë me pushime për shkak të ngarkesës së punës, apo të mungesës së buxheteve të nevojshme familjare.

Për të kuptuar më shumë mbi domosdoshmërinë e pushimeve, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” iushte sociologia Eva Sinanaj.

“Të shkosh me pushime trajtohet sikur është një luks, por në fakt është një e drejtë sociale e një individi, sikur ai të pushojë të paktën 5 ditë në vit. Më shumë do të ishte më mirë.

Pasi është një shkëputje nga rutina e përditshme, shkëputje nga ngarkesa e punës, apo shkëputje qoftë edhe nga vetë shtëpia, pasi jeta është dhe monotone për disa njerëz.

Kur flitet kjo temë, nuk është luks dhe kërkon vëmendje dhe të trajtohet. Ka grupe në Shqipëri, pse jo dhe pensionistët kanë nevojë të pushojnë.

Nuk i kanë mundësitë financiare pasi pensionet i kanë të vogla dhe shpeshherë janë fëmijët ata që i ndihmojnë që ata të realizojnë pushime. Por këtu duhet të ndikojnë shumë ato që quhen politikat sociale dhe t’u vijnë në ndihmë këtyre grupeve sociale në nevojë dhe që kanë të drejta”, u shpreh ndër të tjera sociologia Eva Sinanaj

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGEN EVA SINANAJ