NË KËRKIM TË PLANETIT TË NËNTË! Teleskopi në Kili zbulon pamjet e reja nga formimi i një ylli

Teleskopi në Kili ka arritur të fotografojë momente nga formimi i një ylli. Ekspertët shprehen se tashmë puna ka nisur për të zbuluar edhe ekzistencën e planetit të nëntë

NË KËRKIM TË PLANETIT TË NËNTË! Teleskopi në
bservatori “Vera C. Rubin”

Një kapitull i ri në astronomi ka nisur nga një majë e errët në Andet kiliane. Observatori “Vera C. Rubin”, që strehon kamerën dixhitale më të fuqishme në botë, ka publikuar imazhet e para që zbulojnë thellësitë e errëta të universit.

Në një prej tyre, shfaqen re gjigante gazi e pluhuri me ngjyra të ndezura në një rajon yll-formues 9,000 vite dritë larg Tokës.

Ky teleskop është ndërtuar për të revolucionarizuar njohurinë tonë për universin. Nëse ekziston Planeti i Nëntë në sistemin tonë diellor, shkencëtarët besojnë se Vera Rubin do ta zbulojë brenda vitit të parë.

NË KËRKIM TË PLANETIT TË NËNTË! Teleskopi në
Pamjet e reja nga formimi i një ylli

Në vetëm 10 orë testim, teleskopi identifikoi 2,104 asteroide të reja dhe 7 objekte pranë Tokës – një shifër që përndryshe kërkon një vit të tërë me vëzhgime nga të gjitha teleskopët e tjerë bashkë.

Me një sistem unik prej tre pasqyrash dhe një kamerë gjigante 3,200 megapiksel, teleskopi do të skanojë qiellin jugor çdo tre ditë për 10 vjet, duke krijuar një “Film Trashëgimie të Universit”.

I ndërtuar në malin Cerro Pachón, në një zonë tejet të errët e të thatë, observatori është projektuar me përpikëri për të shmangur çdo burim drite që mund të ndërhyjë në imazhet e dritës së yjeve të largët.

Me fuqinë e tij, Vera Rubin mund të dhjetëfishojë numrin e objekteve të njohura në sistemin diellor, të zbulojë supernova miliarda vite të vjetra, të kuptojë përbërjen e errët të universit dhe të ndihmojë në parandalimin e përplasjeve të mundshme me asteroidë.

NË KËRKIM TË PLANETIT TË NËNTË! Teleskopi në
bservatori “Vera C. Rubin”

“Ky është një moment i gjeneratës sonë,” u shpreh profesorja Catherine Heymans, Astronome Mbretërore e Skocisë. Ndërsa për shumë të tjerë, përfshirë shkencëtarë britanikë, puna tani sapo ka nisur – për të analizuar miliona sinjale të reja çdo natë, në kërkim të ndryshimeve, të rreziqeve dhe ndoshta… të mistereve të reja që as nuk i kemi imagjinuar ende.