UNIVERSI SIÇ KURRË SE KENI PARË! Kamera më e madhe në botë zbulon miliona galaktika dhe mijëra asteroide

Observatori Rubin zbulon miliona galaktika në imazhet e para testuese. Kamera më e madhe në botë kap mbi 2 mijë asteroide, përfshirë shtatë pranë Tokës. Shkencëtarët thonë se ky teleskop do të revolucionarizojë kërkimin astronomic. Ndërsa këto zbulimet pritet të hedhin dritë mbi materien dhe energjinë e errët

Një vështrim mahnitës i universit vjen nga kamerat më të madhe të ndërtuar ndonjëherë, e vendosur në Observatorin Rubin në Kili.

Imazhet e para testuese, të publikuara nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës dhe Departamenti i Energjisë në SHBA, kanë zbuluar miliona galaktika dhe më shumë se 2,100 asteroide, 7 prej të cilëve ndodhen pranë Tokës.

I ndërtuar për të ndjekur misteret më të thella të kozmosit, ky teleskop 8.4 metra i gjatë është projektuar për të skanuar qiellin çdo natë për 10 vite me radhë.

Tashmë, pas vetëm 10 orësh vëzhgim, ai ka dhënë një pasqyrë që sfidon të gjithë teleskopët e mëparshëm optikë në histori.

Kjo video, e përbërë nga mbi 1,100 imazhe, fillon me dy galaktika e më pas zmadhohet për të shfaqur mbi 10 milionë të tilla.

UNIVERSI SIÇ KURRË SE KENI PARË! Kamera më e madhe në

Shkencëtarët thonë se kjo përfaqëson vetëm një copëz të vogël të 20 miliardë galaktikave që pritet të zbulohen në dekadën e ardhshme.

Pamjet përfshijnë edhe një mozaik të mjegullnajave Trifide dhe Lagoon – rajone formimi yjesh, ku janë kapur për herë të parë re të padukshme pluhuri dhe gazi mijëra vite dritë larg nesh.

UNIVERSI SIÇ KURRË SE KENI PARË! Kamera më e madhe në

Por qëllimi përfundimtar është më i thellë, që të hedhë dritë mbi enigma si materia e errët dhe energjia e errët – komponentë misteriozë që përbëjnë shumicën e universit.

Emërtuar në nder të astronomes Vera Rubin, teleskopi është projektuar për të parë çdo lëvizje në qiell, çdo natë.

Vëzhgimet shkencore nisin zyrtarisht më 4 korrik. Me një fushëpamje të gjerë dhe ndjeshmëri ekstreme, Observatori Rubin pritet të bëhet sytë më të fuqishëm të njerëzimit në kërkim të së panjohurës në univers.