VIDEO/ Fifi rrëfen me lot në sy: Nëna ime shiti florinjtë që unë të bëhesha këngëtare

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka ndarë një pjesë të veçantë të jetës së saj në një intervistë emocionuese me moderatoren Alketa Vejsiu. Në këtë bisedë të hapur dhe të sinqertë, ajo rrëfeu sfidat e mëdha dhe sakrificat e familjes së saj që qëndrojnë pas suksesit të sotëm në muzikë.

Fifi tregoi se hapat e parë në karrierën muzikore nuk do të ishin të mundur pa një gjest të jashtëzakonshëm dashurie nga nëna e saj. “E mbaj mend sikur ishte dje kur nëna ime, pa hezitim, shiti gjithë florinjtë e saj për të më ndihmuar mua të filloja rrugën në muzikë,” rrëfeu këngëtarja me emocion të thellë.

Por rruga drejt ëndrrës nuk ka qenë pa vështirësi. Fifi zbuloi se shpesh është përballur me frikën e thellë që të humbasë frymëzimin në mes të krijimit, duke ndjerë një ankth të vazhdueshëm: “Më vinte frikë se mos harroja atë melodinë që më vinte në mendje në atë moment, ose fjalët që po shkruaja. Ishte sikur çdo ide mund të zhdukej papritur.”

Në intervistë, ajo foli gjithashtu për vështirësitë e marrëdhënieve personale dhe ndikimin që ato kanë pasur mbi shpirtin e saj. “Ka momente kur ndjen keqardhje dhe faj, por mësova se askush nuk mund të të ngrejë nëse nuk ngrihesh vetë. Më e keqja është të fajësosh të tjerët, sidomos partnerin, sepse shpesh është vetë smira që të verbon,” tha Fifi me sinqeritet.

Kjo intervistë e Fifit u shndërrua në një moment reflektimi mbi çmimin e suksesit, mbi dhimbjen dhe forcën që duhet për të ecur përpara, por edhe mbi dashurinë e pakushtëzuar të nënës, që u bë shtylla e ëndrrës së vajzës së saj.

@alketavejsiuofficial @podclass.alketavejsiu në një rrëfim intim shumë frymëzues të një artisteje fantastike që ka prodhuar koha. Është e admiruar nga të gjithë sepse është e vërtetë @fifi.official.fr Sapo ka dalë projekti i saj i ri muzikor, dhe ky sezon do të jetë full me koncerte për këtë vajzë që është muzikë në çdo qelizë, çdo nerv, çdo neuron, çdo kockë, çdo pore, çdo fije floku… Kemi kënduar pak po, se unë ja dua shumë këngën “Marova” dhe “Diell”… e di që s’jam e vetmja! Do dëgjoni një rrëfim të sinqertë nga një zemër që ka guxuar të ndjejë thellë dhe të kthejë çdo ndjesi në art. Një zë që i këndon të vërtetës edhe kur ajo të përvëlon. Ajo është një shpirt që frymon përmes muzikës. Në një botë që na mëson të dukemi të fortë, ajo na mëson të jemi të vërtetë. Dhe ndoshta kjo është fuqia më e madhe që kemi. Në këtë episod, nuk flasim vetëm për muzikën. Flasim për vetminë edhe kur je e rrethuar. Për fëmijërinë që lë gjurmë edhe kur bëhesh nënë. Për suksesin që ka çmimin e vet dhe për dritën që lind nga periudhat më të errëta. Sepse ndonjëherë nuk ka më shumë frymëzim sesa një njeri që zgjedh të jetë i vërtetë. E sot, kjo është ajo që Fifi na sjell: të vërtetën me tinguj. Dhe shpirtin pa filtra. Ky episod mundësohet nga @8s2_loaded_with_energy Ndiqeni të plotë në Class Media në YouTube! #fyp #viral_video #fypシ゚ #fypシ゚viral????tiktok #alketavejsiu #PodClassInspire #InspirePodcast #AlketaVejsiuPodcast #PodcastWithPurpose #LearnAndInspire @Fifi ♬ original sound - Alketa Vejsiu