Shalqiri i verdhë – Fruti që duhet ta provoni tani! Zbuloni sekretet e vlerave ushqimore që nuk i keni ditur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2025, 21:24
Shalqiri i verdhë është një frut i ri për ne por jo për botën...
Shalqiri i verdhë është një produkt i shëndetshëm.
Por ju duhet të jeni në gjendje të dalloni ndryshimet në vlera ushqimore mes shalqirit të kuq dhe atij të verdhë.
Ky i fundit është një burim i pasur i beta karotenit. Një filxhan me copëza shalqini të verdhë përmban 12 gramë karbohidrate dhe një gram proteinë.
Karbohidratet janë burimi kryesor dhe më i preferuar i organizmit për energji. Kubikët e verdhë jo vetëm që i japin dritë sallatave të ëmbla, por ushqyesit që gjenden tek ai mbrojnë organizmin tuaj nga sëmundjet.
