Themeluesi i Telegramit: Pasuria ime do të ndahet për 100 fëmijët e mi, nuk do u jepet për 30 vjet
Pavel Durov, themeluesi i Telegram, zbuloi se është babai biologjik i mbi 100 fëmijëve në 12 vende përmes dhurimeve për fertilizim të asistuar. Ai tha se të gjithë pasardhësit do të ndajnë pasurinë e tij, por nuk do të kenë akses në trashëgimi për 30 vjet, ndërsa mohoi akuzat penale ndaj tij në Francë.
Miliarderi themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov, ka zbuluar për herë të parë se është babai I më shumë se 100 fëmijëve.
Ai tha për revistën franceze Le Point se “spitali ku bërë dhurime për fertilizim të asistuar që 15 vjec, I ka konfirmuar se është babai biologjik I të paktën 100 fëmijëve në 12 vende të ndryshme të botës.
Durov, i cili thotë se është “babai zyrtar” i gjashtë fëmijëve të tjerë me tre partnere të ndryshme, shtoi se të gjithë pasardhësit e tij do të ndajnë pasurinë e tij të vlerësuar në 13.9 miliardë dollarë.
Megjithatë, manjati rus i teknologjisë, i tha revistës politike franceze se asnjë prej fëmijëve të tij nuk do të ketë qasje në trashëgiminë e tij për 30 vjet.
“Dua që ata të jetojnë si njerëz të zakonshëm, të ndërtojnë veten e tyre, të mësojnë të kenë besim te vetja, të krijojnë, jo të varen nga një llogari bankare,” tha ai.
40 vjeçari tha se ka shkruar testamentin tashmë sepse puna e tij "përfshin rreziqe – mbrojtja e lirive sjell shumë armiq, përfshirë brenda shteteve të fuqishme".
Ai iu përgjigj edhe akuzave penale në Francë, ku u arrestua vitin e kaluar për mungesë moderimi të Telegram ndaj përmbajtjes kriminale si trafik droge, abuzim seksual me të mitur dhe mashtrim. Durov i hodhi poshtë akuzat si “absurde” dhe tha: “Fakti që kriminelët përdorin aplikacionin tonë, njësoj si shumë të tjerë, nuk na bën ne kriminelë.”
Telegram, aplikacioni i tij i njohur për fokusin te privatësia dhe mesazhet e enkriptuara, ka më shumë se një miliard përdorues aktivë çdo muaj.
