Lu*ta Izrael-Iran/ Pelari: Gjatë orëve të fundit po lëvizet drejt një marrëveshjeje

Studiuesi dhe teologu, Enklid Pelari në një intervistë në Ora News u shpreh për luftën mes Izraelit dhe Iranit se gjërat sidomos orëve të fundit kanë lëvizur drejt marrëveshjes.

Pelari shtoi se disa shtete evropiane po përpiqen të realizojnë një takim me delegacionin iranian.

Pelari: Përsa i përket afatit kohor brenda dy javëve mendohet se do jetë edhe mbërritja e anijeve aeroplanmbajtësve apo logjistikës tjetër ushtarake e cila mund ta realizojë dhe të bëjë të mundur një sulm amerikan kundër Iranit gjithmonë nëse do ketë një diçka të tillë.

Sepse gjërat sidomos gjatë orëve të fundit kanë lëvizur drejt marrëveshjes ku sidomos disa shtete evropiane po përpiqen të realizojnë në Gjenevë një takim me një delegacion iranian.

Izraeli është në udhëkryq ndaj teknologjisë iraniane.