Shqipëria, destinacioni i ri për investime në teknologji dhe shërbime biznesi

 Shqipëria, destinacioni i ri për investime në teknologji dhe

Shqipëria po hap një kapitull të ri drejt së ardhmes digjitale, duke u pozicionuar si një destinacion kryesor për investime në sektorin e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit (ICT) dhe shërbimeve të biznesit (BPO).

Me një mbulim prej 99.3% të popullsisë me akses në teknologjitë më të avancuara 4G dhe 5G, vendi ka krijuar një infrastrukturë moderne dhe të besueshme që mbështet zhvillimin e biznesit dhe inovacionit.

Gjithashtu, 91.5% e familjeve shqiptare kanë akses në internet broadband, duke rritur ndjeshëm lidhshmërinë dhe mundësitë për punë, arsim dhe argëtim në distancë. Ndërmarrjet e mëdha janë gjithashtu plotësisht të lidhura me internetin, me 100% të tyre të pajisura për të përballuar kërkesat e tregut global.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) bën të ditur se kjo përqasje e fortë ndaj teknologjisë krijon një ambient të favorshëm për investime në sektorin ICT dhe BPO, ku infrastruktura moderne takohet me potencialin e madh njerëzor dhe mundësitë e biznesit.

“Shqipëria është gati për të ardhmen, dhe tani është koha për të investuar në një treg në zhvillim e sipër, ku teknologjia dhe inovacioni janë në qendër të rritjes ekonomike”, thekson AIDA. 

Shqipëria, destinacioni i ri për investime në teknologji dhe