Muzikë nga Mozarti, dyshekë gome për të pushuar, dushe freskueseve masazh trupi për buallicat që prodhojnë mocarellën më të mirë në botë

Përpikmërisht cdo ditë nga ora 7 deri më 9 të mëngjesit muzika e Mozart mbush stallën me 200 buallica që prodhojnë mocarellën më të mirë biologjike në nivel ndërkombëtar.

Ato shëtisin të lira e ndalen në grupe pranë disa krahëve automatikë të verdhë të pozicionuar në dy anët e stallës, e presin me rradhë te masazhohen.

Në lëvizje rrotullues krahët u mesazhojnë trupin, qafën, kokën, në varësi të kërkesës e pozicionit që cdo buallicë ofron.

Më pas pushojnë në dyshekë gome shtrirë në perimetirn e stallës,

Sipas një cikli orar të vetërregulluar sipas kërkesave biologjike të trupit, cdo buallicë i afrohet aparaturave të një sistemi robotik që pasi i lanë thithkat, i mjel qumështin në dhoma që hapin e mbyllin portat, me nisjen e përfundimin e procesit.

Pas mjeljes buallicat hyjnë në anën tjetër të stallës për të ngrënë. Organizmi i tyre e ka të vetërregulluar procesin se pa u mjelur nuk mund të hanë.

Gjithcka kryhet sipas një automenaxhimi nga vetë kafshët që futen në atë stallë në momentin që bëhen nëna e qëndrojnë aty për gati 9 muaj.

Sipas eksperëtve këto 9 muaj është koha kur cilësia e qumështit është më e ushqyeshme dhe më e mirë për prodhimin e mocarellës.

"Muzika, klasike, masazhi trupor e sistemi automatik i mjeljes janë një projekt danez i certifikuar e bazuar në studime shkencore mbi metodat më të mira për prodhumeshmërinë e qumështit tek buallicat", shprehet Stefania, një nga ekspertet e kësaj ferme.

Ndodhemi në zemër të Campania, pak metra larg zonës arekologjike unike të Paestum, ku Tempulli i Herës, (v 560 p.es), Tempulli i Athinës  e Tempulli i Neptunit janë dëshmia e një qytetërimi antik ku territori e banorët janë ndërtuesit e kësaj trashëgimie e që sot gjen shprehje e forma nga më unike të identitetit made in Itali.

Kjo fermë me një historik mbi 1 shekull i ngjan një kopshti parajse e është ekselencë e blegtorisë e bujqësisë italiane në botë.

Gjelbërimi rrethues e estetika me të cilat është ndërtuar e bën cdo ditë një vend mjaft të frekuentuar për turistët e huaj, turizmin e brendshëm e për banorët e rrethinave përqark që mbërrijnë për të blerë bulmetin e produktin ekselent të saj Mocarelën.

"Prodhojmë cdo ditë mbi 300 kg mocarella me qumështin e ditës dhe e gjithc shitet për pak kohë", thotë Stefania De Luca, ekspertja e guida e kësaj ferme.

Nuk eksportojmë e as nuk dërgojmë produktin tonë për shitje në biznese tregatre apo kompani të tjera."

"Sa i takon turizmit vitin 2024 e kemi mbylluar me mbi 30 mijë turistë kryesisht nga SHBA, Gjermania e Francia e sivjet të dhënat e këtyre 5 muajve të 2025 janë shumë pozitive", thotë ajo.

Ferma u ngrit më 1907 nga blegtori Antonio Palmieri e bashkëshortja e tij Maria Di Benedetto.

Qenë fëmijët, nipërit e mbesat e tyre më pas, që e ruajnë këtë trashëgimi dhe e shndërruan sot në një nga diamantet e prodhimeve blegtorale të zonës e ato italiane në nivel botëror nën emrin "Ferma Vannulo".

Në 200 hektarë të saj janë të regjitruara 650 buallica, secila me mikrocipin e emrin e saj.

200 prej tyre të bëra nëna, ndodhen në stallën inovative për të prodhuar qumësht që përmes tubave shkon drejtpërdrejtë nga sistemi danez i mjeljes automatike në laboratorin e përgaitjes së mocarellës.

Laboratori është i veshur nga të gjitha anët me një vetratë që shfaq procesin e punës në cdo fazë të tij e në sytë kureshtarë të vizituesve.

Në një anë të tij është i hapur dyqani i shitjes ku ka cdo orë rradhë për të blerë mocarellën e ditës apo produktet e tjera të bulmetit. E në pozicione të ndryshme brenda fermës gjen bar kafenën, restorantit, furrin e bukës, dyqanin e produkteve të lëkurës etj.

Tek bar kafeja, cdo vizitor ndalet për të shijuar mëngjesin e përgatitur me produktet në kilometër zero, biologjike, të freskëta e të certifikuar nën markat mbrojtëse kombëtare e europiane. Gjen aty kosin me qumësht buallica në të gjitha gustot, akullore e ëmbëlsirat vendase.

Pak më tutje është restoranti i Fermës ku sidomos në fundjave duhet prenotuar me kohë për të rezervuar një tavolinë.

Një vend unik brenda saj është Muzeu i Qytetërimit Rural, një vend kulture e kujtese dedikuar evolucionit të objekteve të prodhimit bujqësor e blegtoral të zonës si dhe traditës e zakoneve të familjeve në zonën e bregdetit të Cilentos në Campania.

"Nuk kemi nevojë për eksportin pasi cdo prodhim i yni prodhohet e shitet brenda ditës, thotë Stefania, ekspertja e guida e fermës,.

Pas mbi shekull histori pune kjo fermë sjell produkte vendase ekselente për rrethinat e komunitetin, bazuar në mjeshtërinë më të mirë të bujqeve e blegtorëve autoktonë si dhe në pasurinë e një territori trashëgimtar i identitetit italian.