Kosova në drejtim të paditur, Isufi: Ajo që po ndodh është e paprecedentë. Opozita nuk ka interes as për veten e saj

Kosova duket se ka hyrë në një rrugë paa krye sa i përket krizës politike që ka përfshirë vendin që pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Dhe për gazetarin Venhar Isufi, kriza ka një emër, "Opozitën", e cila sipas tij duket se nuk ka dëshirë të njohë as mandatet e veta në Kuvendin e ri.

I ftuar në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News", Isufi tha se është diçka e paprecedentë çështja e mos konstituimit të kuvendit të Kosovës.

Isufi: Në fakt është diçka e paprecedentë çështja e konstituimit të kuvendit të Kosovës, një gjë që nuk ka ndodhur kurrë.

Të gjithë deputetët e partive nuk kanë vullnetit të dalin nga kjo gjendje 1 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Këtë rrugëtim e ka nisur opozita që nuk donte të votonte as mandatet e tyre.

Opozita pra nuk deshi të konfirmonte as votën për deputetë që kishin marrë vetë, duke thënë se partia fituese nuk i kishte dorëzuar mandatet fituese në kohë.