FOTO+VIDEO/ Të gjithë në këmbë për divën! Celine Dion bën rikthimin në një koncert pas një kohe të gjatë!
Celine Dion, e cila nuk është parë shumë në publik që kur u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë, mori pjesë së fundmi në koncertin e Coldplay në Las Vegas.
Artistja e famshme u shfaq në ekran gjatë koncertit dhe publiku e përshëndeti mbërritjen e saj me një duartrokitje në këmbë, ndërsa ajo dukej e prekur.
Ndonëse duartrokitjet vazhduan, ajo u ngrit në këmbë, vendosi dorën mbi zemër dhe i përshëndeti fansat. Këngëtari i Coldplay, Chris Martin, i dedikoi më pas një këngë të improvizuar:
“Oh, Celine, motra ime e bukur, ti na bën zemrat të rrahin pa pushim. Më afër, më afër, je një yll i vërtetë. Le të duartrokasim për legjendën Celine Dion”-tha ai. Publiku shpërtheu përsëri në brohoritje kur Martin e përfundoi këngën.
Celine ndau foto nga prapaskena dhe shkroi se zemra e saj është plot pas një mbrëmjeje të paharrueshme.
“Falënderimet e mia të përzemërta për grupin dhe ekipin e tyre të jashtëzakonshëm që pritën familjen time me kaq ngrohtësi dhe mirësi. Ishte fantastike”.
View this post on Instagram

