Teknologjia në Kupën e Botës për Klube, ja masat e reja

Kupa e Botës për Klube, që nis të dielën në SHBA me 32 ekipe pjesëmarrëse, do të shërbejë si platformë për zbatimin e një sërë risive teknologjike dhe rregullash të reja nga FIFA.

Qëllimi i këtyre masave është reduktimi i vonesave të panevojshme në lojë, rritja e sigurisë së lojtarëve dhe përmirësimi i përvojës së tifozëve.

Risia më e rëndësishme është teknologjia e përmirësuar për pozicion jashtë loje. Nëse një lojtar është më shumë se 10 cm ofside dhe prek topin, sistemi do t’i sinjalizojë menjëherë arbitrit ndihmës për të ndalur lojën. Kjo shmang pritjet e gjata të analizës siç ndodh me sistemin aktual të offside-it gjysmë-automat.

Kjo teknologji vjen pas një incidenti në Premier League, ku sulmuesi i Nottingham Forest, Taiëo Aëoniyi, pësoi një dëmtim të rëndë pasi u përplas me shtyllën duke ndjekur një aksion të nisur nga një pozicion i qartë jashtë loje, por që nuk u sinjalizua menjëherë.

Një tjetër risi do të jetë kufizimi i kohës për portierët në zotërim të topit. Në rastet kur portieri mban topin Në sekondën e tretë, arbitri ngre dorën dhe numëron nga 5 në 0, Nëse aii nuk e liron topin, jepet goditje nga këndi për kundërshtarin.

Ky rregull synon të ndalë zvarritjen e lojës një problem i shpeshtë në ndeshjet moderne. Në një test në Amerikën e Jugut, rregulli dha vetëm dy ndërprerje në 160 ndeshje, por ndikoi ndjeshëm në ritmin e lojës.

Tifozët në stadium do të kenë mundësinë të shohin pamjet që shikojnë gjyqtarët në VAR, në kohë reale. Megjithatë, bisedat e gjyqtarëve në dhomën e VAR-it nuk do të transmetohen.

Për herë të parë, gjyqtarët do të mbajnë kamera trupore, të montuara pranë kufjeve të tyre. Pamjet do të transmetohen live para ndeshjes, Gjatë ndeshjes, pamjet do të shfaqen me vonesë, por jo pamje tronditëse si dëmtime të rënda.

FIFA shprehet se ky inovacion synon të sjellë një këndvështrim unik për publikun dhe të pasurojë tregimin sportiv, më shumë si koncept argëtues sesa ndihmesë teknike për arbitrimin.

Shefi i arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina, pranoi se direktiva për të “mbajtur flamurin poshtë në rast dyshimi” ka krijuar probleme, pasi asistentët shpesh hezitojnë edhe në raste të qarta jashtë loje. Ai kërkoi që në rastet evidente, flamuri të ngrihet menjëherë.

Këto masa pritet të testohen në këtë turne dhe, nëse rezultojnë të suksesshme, mund të shtrihen në garat e tjera ndërkombëtare dhe ligat vendase në të ardhmen.