TRAGJEDI AJRORE NË INDI/ Avioni i Londrës me 242 pasagjerë rrëzohet në qendër të banuar (VIDEO)
Një aeroplan me destinacion Londrën është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, në Indinë perëndimore, sipas BBC.
Kompania ajrore ”Air India” tha se “fluturimi AI171, që operonte Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi sot në një incident”.
Në bordin e avionit kishte 242 pasagjerë. Pas aksidentit, një re e dendur tymi e zezë u pa duke dalë nga zona e aeroportit, ndërsa ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.
Faqja e internetit e ndjekjes ”Flightradar24” thotë se mori sinjalin e fundit nga avioni në lartësinë 190 metra apo “vetëm disa sekonda pas ngritjes”.
“Ne po ndjekim raportet për një rrëzim të fluturimit #AI171 të Air India. Ne morëm sinjalin e fundit nga avioni në orën 08:08:51 UTC, vetëm disa sekonda pas ngritjes".

Avioni është rrëzuar në një zonë banimi.
Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me ambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një "zonë civile" jashtë një aeroporti.
Ndërkohë Air India deklaroi se një fluturim nga Ahmedabad për në Londër Gatwick u “përfshi në një incident sot”.
Në një deklaratë të postuar në “X”, kryetari i Air India, Natarajan Chandrasekaran, ka konfirmuar aksidentin e fluturimit 171 të Air India që operonte Ahmedabad London Gatwick.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje shkatërruese.
Në këtë moment, fokusi ynë kryesor është mbështetja e të gjithë personave të prekur dhe familjeve të tyre. Po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar ekipet e reagimit ndaj emergjencave në vendngjarje dhe për të ofruar gjithë mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm për të prekurit”, shprehet ai.
Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar, sinjali i fundit i aeroplanit u mor vetëm disa sekonda pas ngritjes.
Sinjali nga avioni i Air India humbi në orën 10:08 të mëngjesit sipas kohës lokale, më pak se një minutë pas ngritjes.

