Asllani: Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, ishim me fat
Kristjan Asllani foli për Tv Klan, pas ndeshjes ku Shqipëria barazoi ndaj Letonisë në transfertë.
Asllani u shpreh se pjesa parë ishte dobët dhe theksoi se nuk duhet bërë më një paraqitje e tillë.
Sipas tij, në shtator, ekipi duhet të ketë qasje tjetër dhe do të kërkohet vetëm fitorja.
I pyetur për të ardhmen, Asllani deklaroi se nuk është vendosur ende dhe vendimi do të merret pas Botërorit të Klubeve, ku do të marrë pjesë me Interin.
“Nuk e di, por nuk ka qenë një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kishim edhe fat, sepse ata gabuan edhe penalltinë. Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, sepse e dimë ëndrrën që kemi. Kur ka një pjesë të parë të tillë, bëhet e vështirë pastaj.
Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Kur të kthehemi në Kombëtare në shtator, duhet një Kombëtare tjetër.
Në pjesën e dytë, trajneri na kërkoi mua dhe Shehut të ndihmonim më shumë mbrojtjen. Provova me krosime për të gjetur ndonjë nga shokët, por nuk u bë.
Kur të kthehemi do të punojmë akoma më fort. Kur të kthehemi duhet të luajmë vetëm për të fituar ndeshjet.
E ardhmja te Interi? Nuk e di. Do shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do flasim sërish”, u shpreh Asllani.
Shqipëria barazoi 1-1 ndaj Letonisë dhe mban vendin e dytë në grup me 5 pikë të grumbulluara.

