VIDEO/ “Janë të dyja gratë e mia”, habit i riu në Shëngjin, çfarë ndodhi në “UNUM Festival”

Në Shëngjin u zhvillua këtë fundjavë festivali, i quajtur “UNUM”, atmosfera e të cilit ofroi, energji, kërcim, zhytje në ujë e puthje nga të rinjtë. Det, mal, muzikë, alkool e kërcim.

Gjithçka u gjend në Ranën e Hedhun, zonën bregdetare në veri të vendit që u kthye në qendër të festimeve.

“Kam pirë tre birra, tani në darkë do të pi më shumë. Nuk gjuajmë gjë se e kemi burrin.”

“Kam marrë bukë me vete, tani po shikoj për një nuse. Do ta bëj dasmën këtu.”

“Në vijmë për muzikën, e dashurojmë këtë muzikë.”

“E kam ndarë mendjen do e djegim sot.”

Të rinj nga vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e atmosferës elektrizuese që ofron festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike UNUM.

“Meshkujt shqiptarë janë shumë simpatikë.”

“Nuk e di, më duket sikur jam në parajsë.”

“Jemi në Shqipëri, në Shëngjin.”

“Është hera e parë në Shqipëri, por jo e fundit.”

Nuk munguan edhe “çmenduritë” në festën rinore të Shëngjinit.

“Janë të dyja bashkëshortet e mia.”/ TV Klan