Pesë personazhet e veshur më bukur në “Tony”! Nga prezantuesja Cynthia Erivo tek Sarah Snook   

Krahas atyre që u shpërblyen me një trofe të rëndësishëm në një nga eventet më të rëndësishme të teatrit në SHBA, vëmendje rrëmbeu edhe tapeti i kuq. Ndiqni kronikën për të mësuar renditjen e disa prej paraqitjeve më të bukura të mbrëmjes.

Kush shkëlqeu më shumë në eventin më të madh të teatrit “Tony Awards 2025”, në SHBA?

Epo kritikët dhe fansat duket se mendojnë njësoj.

Përveç atyre që u kthyen në shtëpi me një trofe prestigjioz, mbrëmja ofroi edhe një shfaqje të mrekullueshme në tapetin e kuq.

Ishte një natë e madhe për Cynthia Erivo, e cila mori rolin e prezantueses së ndarjes së çmimeve të mbrëmjes.

Ajo ishte mbretëresha e mbrëmjes me një fustan të gjatë me korse në ngjyrë nude nga Schiaparelli, të kompletuar me perla, rruaza dhe bizhuteri nga Fope.

Schiaparelli pati një mbrëmje të suksesshme, duke veshur edhe Sarah Paulson për ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Aktorja mbërriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zbukuruar nga stilisti me një bust prej kadifeje të zezë dhe një fund të artë me detaje të qëndisura.

Edhe Sadie Sink dukej rrezatuese me këtë futan të personalizuar nga Prada.

Duke iu përmbajtur temës së tapetit të kuq të mbrëmjes, Nicole Scherzinger veshi gjithashtu një fustan të kuq të shndritshëm me xixa nga Rodarte me dekolte, pa rripa dhe të çarë deri në gju.

Në top 5 veshjet më të bukura është edhe fituesja e çmimit Tony, Sarah Snook, e zgjodhi një fustan nude të zbukuruar me xixa nga Richard Quinn me një bisht të thjeshtë.