BRITANIA I PËRGJIGJET RUSISË! Miliarda paund investime për nëndetëse me energji bërthamore

Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet rrezikut rus dhe paralajmëron miliarda paund investime në mbrojtje, qw përfshijnë edhe nëndetëse me energji bërthamore. Kryeministri Keir Starmer tha se Britania do të jetë gati për çdo situatë

Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake në një kohë kur paqëndrueshmëria globale po rritet ndjeshëm.

Qeveria lancoi ndërtimin e një nëndetëseje sulmuese me energji bërthamore dhe tha se do të krijojë një ushtri të gatshme për të përballuar një konflikt të mundshëm në Evropë.

Ky investim i madh ushtarak sipas tyre synon të dërgojë një mesazh të qartë se Britania e Madhe është e përgatitur të mbrojë interesat e saj.

Kryeministri Keir Starmer tha se Britania nuk mund ta injorojë kërcënimin që paraqet Rusia, ndërsa theksoi se do të nisë ndryshimet më rrënjësore në mbrojtjen e Britanisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë më shumë se tre dekada më parë.

Duhet ta pranojmë që bota ka ndryshuar, me një paqëndrueshmëri më të madhe se sa ka pasur për shumë, shumë vite dhe kërcënime më të mëdha, tha Starmer

Muaj pasi u botua rishikimi i fundit i madh i mbrojtjes së Britanisë në vitin 2021, kryeministri i atëhershëm Boris Johnson tha se epoka e luftimeve të betejave të mëdha me tanke në territorin evropian kishte mbaruar. Tre muaj më vonë, tanket ruse hynë në Ukrainë.

Qeveria e Partisë Laburiste të qendrës së majtë e Starmer thotë se do të përqendrohet në 62 rekomandimet e hedhura për në shqyrtim, që synojnë të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të përballet me kërcënimet në rritje në tokë, ajër dhe hapësirën kibernetike.

Shpenzimet e mbrojtjes pritet të arrijnë në 2.5% të të ardhurave kombëtare deri në vitin 2027.

Starmer tha se nuk do të bënte një premtim të prerë derisa të dinte saktësisht nga po vijnë paratë.