Mattarela: Çnjerëzore uria në Gaza! Presidenti Italian: Izraeli të hapë kufijtë, palestinezët të kenë vatrën e tyre

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e cilësoi “çnjerëzore” situatën në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare për civilët. Ai kërkoi njohjen e të drejtës së palestinezëve për një atdhe, duke theksuar se paqja arrihet vetëm përmes respektit dhe zgjidhjeve politike.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dha një mesazhe të fortë për situatën e civilëve në Gaza mes luftës së Izraelit ndaj Hamasit, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim armëpushim të menjëhershëm dhe garantimin e ndihmës.

Kreu i shtetit italian e cilësoi situatën si “çnjerëzore” dhe shprehu shqetësimin për vuajtjen e popullsisë palestineze.

“Është çnjerëzore që një popull i tërë, nga fëmijët tek të moshuarit, të reduktohet me urinë si

armë lufte,” – deklaroi Mattarella gjatë një fjalimi para përfaqësuesve të qeverisë dhe trupës diplomatike të akredituar në Itali, në një ceremoni për ditën e Republikës

Ai theksoi se kjo nuk mund të konsiderohet më thjesht një krizë humanitare, por një gjendje e rëndë që kërkon ndërhyrje urgjente ndërkombëtare.

Presidenti italian kërkoi nga autoritetet izraelite që të lejojnë hyrjen e ndihmës humanitare në territor, përmes bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq.

Ai gjithashtu vuri në dukje se territoret palestineze të Autoritetit Kombëtar Palestinez po tkurret gjithnjë e më shumë, dhe kjo, sipas tij, minon çdo përpjekje për zgjidhje të qëndrueshme.

Në një mesazh të qartë diplomatik, Mattarella deklaroi se “Palestinezët kanë të drejtën për një atdhe.”

“Ka ardhur koha që të pranohet kjo e drejtë në mënyrë të barabartë me sigurinë e Izraelit”, tha presidenti Italian

Ai theksoi se paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet përmes shkatërrimit të një populli, por vetëm përmes respektit reciprok dhe zgjidhjeve politike që sigurojnë bashkëjetesë dhe stabilitet.

Presidenti italian mbylli deklaratën me thirrjen që “nuk ka më kohë për heshtje – ka vetëm kohë për veprim.”

Ky reagim i fortë i Mattarellës është përshëndetur nga shumë figura humanitare dhe analistë ndërkombëtarë, duke u parë si një mesazh që i jep zë kauzës së civilëve palestinezë në një nga momentet më të errëta të konfliktit.