Myzyraj: Shkaku i përplasjes mes Presidentit dhe PD-së është roli i Ilir Rusmailit. Ja çfarë pritet të ndodhë
Gazetari Isa Myzaraj në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi zhvillimet politikës të javës që po lëmë pas.
Ai tha se demokratët shkak e përplasjes së fundmi me Presidentin e Republikës lidhur me zgjedhjet e 11 majit është emri i Ilir Rusmailit.
“Z. Rusmaili është njëherësh dhe anëtar i KAS dhe po ashtu edhe Këshilltar i Presidentit dhe kështu shihet si i çuditshëm roli i tij në këto dy poste”, theksoi gazetari Myzyraj.
Lidhur me zhvillimet që priten nga selia blu, gazetari theksoi se ligjërisht sipas Statutit të PD-së, Sali Berisha nuk është më kryetar i kësaj partie.
“Pasi Statuti parashikon dorëheqjen e kryetarit jo nga humbja e zgjedhjeve, por nga mbajtja e tyre. Por me shumë gjasë nuk do të largohet z. Berisha nga drejtimi i PD-së pasi edhe në vetë kampin opozitar nuk ka zëra që e kërkojnë një gjë të tillë, por edhe sepse janë të bindur që më 11 maj nuk pati zgjedhje, por farsë elektorale.
Do ketë sherre në seancat parlamentare duke u nisur dhe nga pretendimet e demokratëve”, theksoi gazetari Isa Myzyraj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

