Raund i ri bisedimesh të hënën midis Ukrainës dhe Rusisë! Çfarë pritet të kërkojë Zelensky
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2025, 17:53
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina do të marrë pjesë në takimin në Stamboll nesër, 2 qershor, të propozuar nga Rusia.
“Unë përshkrova qëndrimet (e Ukrainës) para takimit në Stamboll të hënën”, shkroi Zelensky në Telegram pas një takimi me zyrtarët e qeverisë së tij.
Presidenti ukrainas shtoi se delegacioni ukrainas do të kryesohet përsëri nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, ashtu si në raundin e parë të negociatave në maj.
Prioritetet e Ukrainës janë të sigurojë një “armëpushim të plotë dhe pa kushte”, si dhe “kthimin e të burgosurve” dhe fëmijëve nga Ukraina, të cilët Kievi akuzon Moskën për rrëmbim, tha Volodymyr Zelensky.