Mes tensioneve me familjen Beckham, Nicola Peltz vjen me një mesazh publik për nënën e saj

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Nicola Peltz duket se mbante një qëndrim të qartë në mbështetje të nënës, Claudia Peltz , në një kohë kur marrëdhënia e saj dhe ajo e bashkëshortit të saj, Brooklyn Beckham, me familjen e tij po vihet përsëri në provë.

29-vjeçarja postoi një mesazh ku shkruhej: “Do ta zgjidhja mamin tim si mamin tim në çdo jetë“. Përsëri e përsëri e përsëri”, shoqëruar nga një zemër e kuqe.

Mesazhi i aktores së njohur erdhi një ditë pasi një burim zbuloi për “People” se Victoria Beckham e kishte lënë në hije gjatë dasmës së saj me Brooklyn në vitin 2022, në lidhje me një vallëzim romantik që çifti kishte planifikuar.

Sipas raportimeve, Marc Anthony, një mik i familjes Beckham – duhej të këndonte për çiftin, por kur e thirri Victoria Beckham në skenë dhe i tha: “Gruaja më e bukur në dhomë, eja lart”. Peltz ndjeu sikur momenti i saj ishte shkatërruar. Dëshmitarët okularë raportuan se aktorja doli nga dhoma duke qarë.

Brooklyn Beckham thuhet se ndihet i ndarë midis gruas dhe familjes së tij, me marrëdhënien e tij me të atin David Beckham që nganjëherë është e tendosur dhe, siç thuhet, “më shumë profesionale sesa emocionale”.

Mes tensioneve me familjen Beckham, Nicola Peltz vjen me një mesazh publik