LLAMPA QË PASTRON AJRIN! Ideja inovatore nga nxënësit e “Sami Frashëri”-t: Brenda pajisjes alga që thithin dioksidin e karbonit dhe lëshojnë oksigjen

Një grup nxënësish nga shkolla “Sami Frashëri” kanë zhvilluar një ide inovative që bashkon teknologjinë me natyrën , një llambë rrugore e pajisur me alga që thithin dioksidin e karbonit dhe lëshojnë oksigjen, duke ndihmuar në pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ndotjes urbane. Projekti, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetesës ndrësa shpresojnë që kjo ide të bëhet realitet në qytetet e mëdha.

Një grup prej 9 nxënësish nga shkolla e mesme “Sami Frashëri” kanë prezantuar një ide inovative që bashkon teknologjinë me natyrën në mënyrë kreative dhe funksionale.

Projekti i tyre synon të kontribuojë në përmirësimin e jetës urbane përmes një llambe rrugore të veçantë, e cila jo vetëm ndriçon, por edhe pastron ajrin.

Kjo llambë funksionon nëpërmjet një strukture të bazuar në alga, që absorbojnë dioksidin e karbonit dhe lëshojnë oksigjen, njësoj si bimësia natyrore.

Me këtë teknologji, nxënësit synojnë të adresojnë dy nga sfidat më të mëdha të qyteteve si ndotjen e ajrit dhe konsumimin e lartë të energjisë elektrike.

Përveç funksionit praktik, struktura ka edhe një dizajn estetik që kontribuon në dekorimin urban, duke krijuar një atmosferë më të gjelbër dhe më të shëndetshme për qytetarët.

Nxënësit shprehin dëshirën që projekti të adoptohet në qytetet e mëdha.