Shoqata Tirana, misioni vijon/ Miratohet statuti i ri, Keçi: Synojmë demokratizimin

Shoqata “Tirana” ka miratuar statutin e ri në asamblenë e përgjithshme të mbajtur të premten.

Ruzhdi Keçi është zgjedhur kryetar i ri, ndërsa drejtuesit thanë se ndryshimet synojnë demokratizimin e shoqatës.

Statuti i ri vjen pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt, ish-kreu i shoqatës, i kujtuar për përkushtimin e tij.

Asamblea e përgjithshme e Shoqatës Tirana miratoi të premten statutin e ri me të cilin do të funksionojë në vitet në vijim.

Kreu i ri i shoqatës Ruzhdi Keçi tha se ndryshimet kanë si synm përshtatjen me kohën .

‘’Erdhi koha që ca gjëra të shihen me tjetër sy. E pamë të arsyeshme dhe me vendim Asamblesë të Shoqatës do miratojmë statutin e ri që është baza është statuti ekzistues por me disa ndryshime’’.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm Ismail Varoshi u shpreh përpara asamblesë se me këto ndryshime synohet demokratizimi i shpqatës Tirana.

Drejtimi i shpoqatës ka ndërruar pas vdekjes së ish-kryetarit Arben Tafaj i cili sipas bashkëpunëtorëve të tij punoj më pushkushtim për të çuar përpara vlerat e shoqatës.