Miliarda dollarë të ardhura, cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

Sipas faqes italiane Cinema.everyeye.it, renditja e filmave me fitimet më të larta në historinë e kinemasë ka pësuar ndryshime të mëdha, me një debutues surprizë në pesë vendet e para. Bëhet fjalë për filmin e animuar kinez Ne Zha 2, i cili ka arritur të arkëtojë 2.08 miliardë dollarë në nivel global, duke hyrë në mënyrë triumfale në top-listën e kolosëve të kinemasë.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e ka zbritur nga vendi i pestë superfilmin Star Wars: The Force Awakens (2015) të J.J. Abrams, i cili për gati një dekadë ka qëndruar i pathyeshëm mes pesë më të mirëve.

Renditja e përditësuar e 10 filmave me më shumë të ardhura në historinë e kinemasë është si më poshtë:

Avatar – 2.9 miliardë $

Avengers: Endgame – 2.7 miliardë $

Avatar: The Way of Water – 2.3 miliardë $

Titanic – 2.2 miliardë $

Ne Zha 2 – 2.08 miliardë $

Star Wars: The Force Awakens – 2.07 miliardë $

Avengers: Infinity War – 2.05 miliardë $

Spider-Man: No Way Home – 1.9 miliardë $

Inside Out 2 – 1.69 miliardë $

Jurassic World – 1.67 miliardë $

Ky moment shënon për herë të parë përfshirjen e një filmi të animuar dhe një prodhimi jo-hollywoodian në pesëshen më të lartë të kësaj liste elitare. Ne Zha 2 është jo vetëm një triumf për kinemanë kineze, por edhe një tregues i fuqisë gjithnjë e më të madhe të tregut ndërkombëtar të filmit.

Tashmë, sytë janë drejtuar nga Fire and Ashes, kapitulli i tretë në sagën Avatar nga James Cameron, për të parë nëse do të mund ta ruajë dominimin që regjisori kanadez ka në këtë listë – me plot tre filma ndër 4 më të suksesshmit të të gjitha kohërave.