"Ëngjëll mbrojtës i ngathët por me qëllime të mira"/ Me protagonist komedianin Keanu Reeves, publikohet traileri i filmit 'Good Fortune'

Është publikuar traileri i filmit "Good Fortune" me protagonist Keanu Reeves. Ylli 60-vjeçar luan rolin e një engjëlli mbrojtës me qëllime të mira, por disi të ngathët, përkrah Seth Rogen dhe Aziz Ansari, ku ky i fundit shkruan dhe drejton komedinë.

Traileri që u publikua fillon me Gabrielin (Reeves) në një çati me pamje nga Los Angeles, duke biseduar me një engjëll tjetër, Marthën, të luajtur nga Sandra Oh. 

"A ka ndonjë mënyrë që të kem detyra më kuptimplote, Martha? Dua t’i udhëzoj njerëzit. Dua t'ua ndryshoj jetën", thotë aktori i famshëm.

Ndërsa ajo përgjigjet: Për të shpëtuar një shpirt të humbur, duhet ta gjesh një shpirt të humbur.

Shumë shpejt, Gabrieli e gjen "shpirtin e humbur" në personin e një punonjësi që po vuan (Ansari) dhe vendos të ndërhyjë, si dhe në jetën e punëdhënësit të tij të pasur (Rogen).

"Keanu Reeves ruan një aurë të rrallë të një ylli filmi, ndërkohë që mbetet mjaft misterioz", tha regjisori për Entertainment Weekly.

Kjo aurë fillimisht ngriti pyetje tek Ansari nëse ylli i filmave "John Wick" ishte personi i duhur për rolin e Gabrielit. Megjithatë, takimi i tyre i parë në Londër i shpërndau të gjitha dyshimet: Sapo e pashë, kishte flokë të gjatë, mendova, 'Ky duhet të jetë ai, ai'.

Marrëveshja përfundimtare e Reeves për rolin e entuziazmoi komedianin: Nuk mund ta besoja. Thjesht e shndërroi filmin në diçka tjetër dhe unë isha shumë i emocionuar. Jam ende i emocionuar.

Kasta plotësohet nga Kiki Palmer dhe Steven Henderson. "Good Fortune" pritet të dalë premierë në kinema më 17 tetor.