"Duket më e re se vajzat e saj"/ Kris Jenner kthehet sërish në temë diskutimi në rrjetet sociale pas kryerjes së operacioneve plastike

Kris Jenner është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale pas fotove që postoi në Instagram nga udhëtimi i saj në Paris. 69-vjeçarja ndodhej në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në gjyqin për grabitjen e bizhuterive të vajzës së saj, Kim Kardashian, dhe për festën e beqarisë së Lauren Sanchez.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje ishte pamja e saj e jashtme. Shumë kanë komentuar se Jenner duket më e re edhe se vajzat e saj, diçka që ia atribuojnë operacioneve të shumta plastike që ajo ka bërë vitet e fundit. "Mendova se ishte Kim," shkroi njëri në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shtoi: Ajo duket si motër, jo si nënë.

Një përfaqësues i Jenner konfirmoi se ajo kohët e fundit i është bërë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale. Ajo ka pranuar në të kaluarën se ka bërë botoks, mbushës, lazer, zmadhim të gjoksit dhe një lifting të fytyrës në vitin 2011, pak para dasmës së Kim Kardashian me Kris Humphries.

Imazhi i Jenner duket se ka ndryshuar aq shumë sa për shumë njerëz ajo nuk i ngjan më nënës së familjes Kardashian. Edhe pse disa e përgëzojnë për pamjen e saj të ripërtërirë, ka mjaft që komentojnë pas fotove të saj të fundit se ajo tani është e panjohshme dhe se ndërhyrjet e vazhdueshme kozmetike janë të tepërta.