FOTO/ Gwen Stefani shpreh dashurinë teksa uron djalin e saj për ditëlindjen e 19-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 14:12
Djali i Gwen Stefani-t, Kingston, mbushi 19 vjeç dhe ajo i dërgoi atij urimet e saj publikisht. Këngëtarja 55-vjeçare bëri një postim në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë për të dhe duke deklaruar se ai ia ndryshoi jetën që kur lindi.
Ajo e pasuroi postimin e saj në Instagram me një sërë fotosh të tij, që nga fëmijëria e deri më sot, si dhe me disa foto të tyre së bashku.
“Kingston, ti ma ndryshove jetën përgjithmonë. Të duam shumë. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi Gwen Stefani në mbishkrimin e postimit të saj.
View this post on Instagram
