Kapen në Perugia me 4.5 kg lëndë të paligjshme, dy shqiptarë në pranga nga Guardia di Finanza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2025, 09:54
Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane kanë vënë në masë ndalimi dy shqiptarë në Perugia nën akuzën e trafikut të kokainës.
Në automjetin ku udhëtonin janë gjetur 4.5 kg kokainë e konfeksionuar në 5 pako.
Lënda narkotike do të mund të sillte në treg një fitim prej gjysëm milioni euro nëse do të shitej me doza.
Gazatarja e Syri Alba Kepi shprehet se ndalimi i shqiptarëve ka ardhur pas një kontrolli në territor të Guardia di Finanzës italiane që ka ndaluar automjetin e shqiptarëe në afërsi të një qendre tregtare në komunën Ponte Felcino e Perugias.
Një nga shqiptarët rezulton me skedë penale dhe i ëkrkuar nga drejtësia italine prej vitit 2021.
