BE, 150 miliardë euro për mbrojtjen dhe industrinë ushtarake

Vendet e BE miratuan fondi prej 150 miliardë eurosh për forcimin e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake, si përgjigje ndaj kërcënimeve nga Rusia dhe pasigurive për mbështetjen amerikane. Programi SAFE u mbështet nga 26 nga 27 shtete anëtare dhe do të financohet përmes huamarrjes së përbashkët për projekte të përbashkëta sigurie. Rusia reagoi duke e quajtur këtë riarmatimi evropian si provokim lufte

Vendet e BE-së miratuan të martën krijimin e një fondi armatimi prej 150 miliardë eurosh, me synim mbrojtjen nga Rusia dhe shqetësimeve mbi qasjen e sigurisë së SHBA-së ndaj kontinentit.

Një masë e tillë synon të krijojë një bllok sigurise për Europën e cila do të përdorë huamarrjen e përbashkët të BE-së për projekte që lidhen rreth sigurisë së përbashkët.

Programi u mbështet nga 26 nga 27 vendet anëtare të BE-së, me Hungarinë që abstenoi, thanë diplomatët.

“Ne miratuam SAFE  programin e parë të investimeve në mbrojtje në shkallë të gjerë në nivel BE-je, sa më shumë të investojmë në sigurinë tonë, aq më mirë i pengojmë ata që na dëshirojnë të keqen”, deklaroi Polonia, e cila mban Presidencën e radhës të unionit.

Të alarmuar se pas Ukrainës shënjestra e rradhës për Rusinë mund të jetë BE-ja dhe pasigurisë së mbrojtjes nga SHBA-ja vendet e unionit kanë rritur tashmë shpenzimet e mbrojtjes me më shumë se 30% në tre vitet e fundit. Megjithëse për udhëheqësit e BE-së kjo nuk është e mjaftueshme.

Moska nga ana tjetër deklaron se masat për riarmatim të vendeve evropiane i shesh si një nxitje për luftë të bazuar në një "motiv të shpikur" atë të një kërcënimi rus.

Kjo i ka alarmuar edhe me shumë udhëheqësit europianë pasi Rusia bëri deklarata të ngjashme para nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.

Përballë kësaj situate BE synon forcojë industrinë mbrojtëse të bllokut duke thyer barrierat kombëtare me financimin e projekteve të përbashkëta midis vendeve të BE-së.

Komisioni përdori një procedurë të përshpejtuar për të lançuar legjislacionin, duke anashkaluar Parlamentin Evropian dhe duke kërkuar vetëm miratimin e qeverive të BE-së.