Aksident i trefishtë në aksin rrugor Dhërmi–Himarë/ Dëme të mëdha materiale, nuk ka persona të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 13:29
HIMARË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.
Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe dëmtime të automjeteve.
Mësohet se nuk ka persona të lënduar dhe sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë që shkaqeve të aksidentit.
