EKSKLUZIVE/ Trafik dro*e me trupa dipomatikë nga Peruja, ''Visi i Pojës'' organizoi grupin, por dështuan t'i sillnin
Prokuroria e posacme ka zbuluar një tentativë të futjes së drogës nga Amerika e Jugut e më konkretisht nga Peruja për llogari të Ervis Doçit i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
Në korrik 2020, Doçi u impenjua personalisht ne organizimin e transferimit të lendëve narkotike nga Amerika e Jugut, ne veçanti nga Peruja, për të fshehur valixhet tek "trupat diplomatik", të cilët nuk i ushtrohet kontroll duke dërguar fotografi të datave me interes.
Në datën 07.07.2020 Elvis Doçi i dërgonte SkyECC paidentifikuar mesazh me përmbajtje:
Doci: Po ne brasil mund te marim gjona?..se po me thot i shok qe ka variant me diplomat,me valixhe...ok...ok, me mir... do vish te shtunen ne durres?...ok ne regull nigjohemi...po me thot kusho ge i ke shkrujt...un jam V që po flasim.
Ne datën 20.07.2020 Elvis Doçi vijon sërisht bisedën më personin e paidentifikuar.
Doci: a flasim dot me ate shokun ne peru... kam nji shok që ka nga nga kta diplomat të huaj...me ja dhon nja 20 cop ne Lima...po,ato jan diplomat dhe shkojn për arsye pune ne ato data... kto janë vendet qe do shkojn dhe datat se janë katër të ndryshëm
Po në lidhje më sa më siper, vazhdon bashkëbisedimi ku Elvis Doçi i dërgonte mesazhe ne lidhje me interesimin e tij për transport të lendëve narkotike, e cila do te transportohej nga Peruja, me avion nepermjet valixheve te perfaqësive diplomatike, si vijon:
Doci: ckemi shok...për peru e krym...sa veta jan atje,i apo 2...ok..fole tamam se per aty na e kryn ai shoku qe i thash mrom...te shofim tani...me avion linje do levizin kta?...idea me avion linje apo privat?...se po me thot ky shoku që i thash tani,anej nuk pysin per diplomat,te fshin...ok..per ne Peru e krym..tjerat pres pergjigje.
Ne datën 22.07.2020 perdoruesi i SkyECC si Elvis Doçi komunikon me SkyECC i paidentifikuar.
Doci: mgjes vlla...ok, rendsi ka ta ken mendu ata mir ate pun...un i thash atij shokut qe do mi cosh gierat ne Lima...ja cojm te hoteli ku tna thojn kta te tut,se e fola ate pjes... un ja kerkoj adresen pos ka prenotu ky i joti me nai ven dhe e ka me mir aty...ma ndaj ti ket pjes...ok po ja kerkoj...ne valixhe besoj i dun?...dhe ca dite duhet me ja dorzu?...jo,po e pres... ja ta ngacmoj...te tha gio kur duhet me ja dorzu?...mos e rregullojm dhe ne Guatemala po me thot...po me pyt sa cop duhen ne kto venet tjera...po te pys ngage me the qe te nji ven do shkojn dy veta...IMG-1595441149721...?...e ke aty lart adresen,te foto...ti me thuj diten kur duhet,dhe do na thojn ata orarin...Calle andahuayla 481 (Lima)....Me thui kur do iki ti them...tre veta gjithsej po thu?...cdo shtet nga 20 cop duhen?...ok...tani te premten don ti mari gjonat?
Po me datën 21.07.2020 vazhdon komunikimi për te njäjtën kontekst bisede pasqyruar sa me lart me perdoruesit e tjerë, me perdoruesin e SkyECC MG7ERA konkretisht:
Doci:Me te pyt kot.Nga kto diplomat...shkojn ne guatemala dhe nikaragua...mund te gjejm nai gjo ne kto dy vene...shkojn me pun...besoj avion linje...se te ishte privat do mernin me shum...jan me arsye zyrtare thojn...
Ne ditet ne vijim, bashkebiseduesit shkembyen mesazhe te metejshme për të kuptuar se ku t'ia besojne lendën narkotike njerezve ne kontakt me diplomatet ne Peru me 24.07.2020, nga frika e mundesise se kryerjes se te njejtit operacion në dy ndalesat e tjera ne Nikaragua dhe Guatemale që diplomatet do te kishin kryer perkatesisht me 24.07.2020 dhe 31.07.2020,
Ne datat 22.07.2020 deri në datën 23.07.2020 vazhdojnë komunikimet si me poshte mes Doçit dhe personit të pa indentifikuar.
Doci: un i thash atij shokut ge do mi cosh gierat ne Lima...ja cojm te hoteli ku tna thojn kta te tut, se e fola ate pjes. unja kerkoj adresen pos ka prenotu ky i joti me nai ven dhe e ka me mir aty... mos e regullojm dhe ne Guatemala po me thot... po me pyt sa cop duhen ne kto venet tjera... Calle andahuayla 481 (Lima).
Më pas vazhdon komunikimi përsëri në lidhjë më lëndën narkotike.
Doci: ata thojn te na japi ai shoku nji adres ku te shkojn ti marin gjërat në lima.. ai aty shkrun dhe guatemala dhe nikaragua... se nji person esht, tja fusin me nji valixhe... të premten do jet ne Lima... do ket vesh bluze... kodi do jet hello antalya
Me date 24 korrik 2020 ka pasur mesazhe te shumta midis Elvis Doçit dhe bashkebiseduesve te tij, që kane për qëllim vendosjen e kohes se takimit në adresën e lartpermendur dhe detajet ne lidhje me dorezimin.
Doci: ne oren 12 thuaj te shkoj..IMG-1595600698140... jan aty te veni?...ok,ja tja coj... ja ti them...ajo esht rruga...angolo con Peru...30 metra me andej..lokali quhet Tanos…aty te shkoj…nuk ka si gabohet….rruga te kam dhon kryqëzohet me ket rugen Peru...30 metra me andej...lokali quhet Tanos..aty te shkoj...
Pavarësisht se cdo gjë ishte në organizimin e duhur plani nuk u finalzua thotë SPAK pas inga dolën nga biseda në fjalë.
