"Ura" e k*kainës/ Myftari: Op*racion i ri për grupin më të vjetër, veprimtaria e tyre ka nisur para ekzistencës së Kodit Penal
I ftuar në një lidhje direkte në "Ora News", juristi Kreshnik Myftari foli për historikun dhe sofistikimin e grupeve kriminale në Shqipëri, duke theksuar se gupi i arrestuar nga operacioni "Ura" e ka nisur veprimtarinë kriminale që në vitet 1990-1991, kur ende nuk ekzistonte as Kodi Penal dhe as figura e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila u shtua vetëm në vitin 1998.
"Jo vetëm në Shqipëri por në asnjë vend të botës nuk ka individ të paprekshëm, nuk ka grupime të paprekshme. Këtë na e tregon eksperienca në vendin fqinj, ku organizata kriminale ka qenë në nivelin më të lartë të sofistikimit, qëndrueshmërisë dhe tv veprimit nga pikëpamja territoriale.
Besoj se përkrahë vullnetit juridik është dhe vullneti politik, nuk duhet ti shohim të ndara.
Është një operacion i ri për grupin më të vjetër ose një nga më të vjetrit dhe më me eksperiencë të trafikimit të lëndëve narkotike në atë kohë, në vitet 90 me bazë trafikimin e heroinës.
Pastaj në varësi të ndryshimit të kohës dhe preferencave të popullsisë për lëndët narkotike, sot kanë kaluar në trafikimin e kokainës por nuk kanë hequr dorë dhe nga ajo lloj substance.
Kur ka filluar veprimtarinë ky grup kriminal, nuk ekzistonte as figura e veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike që është shtuar në 1998 dhe nuk ekzistonte as kodi penal sepse bëhet fjalë që aktivitetin ta kenë filluar në vitin 1990-1991. Kanë qenë nga të parët jashtëzakonisht me eksperiencë, shumë tv sofistikuar. Janë pothuajse nga e njëjta zonë e Shqipërisë së mesme, pra e zonës së Shijakut", u shpreh Myftari.
