Qëlloi me ar*ë në Prishtinë, nga të shtënat u dëmtua një mjet, vihet në pranga autori

PRISHTINË- Një person është vënë në pranga nga autoritetet në Kosovë.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në Shkabaj të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur dje ndërsa polici njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një makinë e dëmtuar dhe një gëzhojë.

“Shkabaj, Prishtinë 24.05.2025-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes , kanë  hasur në një veturë të dëmtuar pronë e ankuesit mashkull kosovar, ku kanë gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.