51,6 gradë Celsius në EBA

Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan dje pasdite temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin maj, që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 2003, me 51,6 gradë Celsius, sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM).

“Temperatura më e lartë e regjistruar në të gjithë vendin sot është 51,6 gradë Celsius në Sweihan (Al Ain) në orën 13:45 sipas kohës lokale”, tha qendra në një postim në X.

Kjo temperaturë theu rekordin prej 50,4 gradë Celsius të vendosur një ditë më parë në rajonin e Abu Dabit.