Indi - Pakistan rindizen tensionet
Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit vijojnë të rriten. Trupat kufitare indiane qëlluan për vdekje një person pakistanezi që sipas tyre kishte kaluar kufirin ndërkombëtar dhe nuk iu bind urdhrave të ndalimit. Lajmi është bërë i ditur nga vet Forca e Sigurisë Kufitare të Indisë.
Trupat e sigurisë kufitare indiane qëlluan për vdekje një person pakistanezi që sipas tyre kishte kaluar kufirin ndërkombëtar dhe nuk iu bind urdhrave për të ndaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Forca e Sigurisë Kufitare të Indisë.
Siç shkruajnë mediat ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje në distriktin Banaskantha të shtetit Gujarat.
Personi i dyshuar po përparonte drejt kufirit dhe pavarësisht thirrjeve për të mos ju afruar, pakistanezi vazhdoi rrugën, duke detyruar trupat të hapnin zjarr dhe ta neutralizonin në vend.
Fotografia e publikuar nga policia tregon trupin e një burri me flokë të thinjur.
Ky incident vjen dy javë pas një armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit, i cili erdhi pas një konflikti katër-ditor të shkaktuar nga një sulm militant në Kashmir, ku u vranë më shumë se 70 persona.
Qeveria indiane në atë kohë akuzoi grupe të mbështetura nga Pakistani për sulmin dhe nisi kundërsulme të synuara ndaj infrastrukturës dhe kampeve terroriste përtej kufirit. Pakistani i kundërpërgjigj duke qëlluar me raketa ndaj objektivave ushtarake indiane.
Pas armëpushimit, India paralajmëroi se çdo sulm terrorist i ardhshëm do të konsiderohet si akt lufte.
Pakistani ka mohuar përfshirjen në sulmin e Kashmirit dhe ka akuzuar Indinë për rritjen e sulmeve militante në territorin e vet. Dy vendet ranë dakord për një armëpushim më 10 maj.

