Modric në bisedime me Inter Miamin e Messit

Mesfushori legjendar i Real Madridit, Luka Modric, është në negociata të avancuara me Inter Miamin, sipas gazetës spanjole 'Mundo Deportivo'.

Kroati, kontrata e të cilit me klubin e Madridit skadon më 30 qershor, konfirmoi në rrjetet sociale të enjten se do të largohet në fund të sezonit.

David Beckham, pronar dhe president i klubit të Miamit, ka qenë në bisedime me Modricin që nga viti i kaluar, me kërkesë të Leo Messit, pohon gazeta katalanase.

Spekulohet se kontrata e lojtarit kroat është për një vit, pra do të përfundonte në korrik të vitit 2026. Paga e diskutuar është rreth 2.2 milionë euro.