Liga e Kombeve / Gjermania publikon emrat për ‘finalen’ ndaj Portugalisë, kthehet Ter Stegen

Përmes faqes zyrtare, trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsmann, ka publikuar listën me 26 lojtarët e grumbulluar për fazën “Final Four” të “UEFA Nations League”. Gjermania do të përballet me Portugalinë më 4 qershor, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të luajë Spanja kundër Francës.

Këto janë fjalët e Nagelsmann të dhëna për kanalet zyrtare të kombëtares gjermane: “Nëse arrijmë nivelin tonë maksimal, mund ta mposhtim Portugalinë.

Ky është objektivi ynë. Nuk duhet të bëjmë asnjë hap prapa në krahasim me çastet më të mira që patëm në çerekfinalet ndaj Italisë, sepse i konsideroj portugezët një skuadër shumë të fortë. Do të japim maksimumin për të arritur në finale, në Mynih”.

Kombëtarja gjermane do të grumbullohet në qendrën stërvitore “Herzogenaurach” që nga e premtja, 30 maj. I vetmi lojtar që ka marrë leje për t’u bashkuar me vonesë është Yann Aurel Bisseck, mbrojtësi i Interit, i cili më 31 maj do të luajë finalen e Champions League në Mynih kundër PSG.

Ja lojtarët e thirrur nga Nagelsmann:

Portierë: Baumann; Nubel; Ter Stegen.

Mbrojtës: Andrich; Anton; Bisseck; Kimmich; Koch; Mittelstadt; Raum; Tah.

Mesfushorë: Adeyemi; Amiri; Bischof; Gnabry; Goretzka; Gosens; Gros; Nmecha; Pavlovic; Sané; Stiller; Wirtz.

Sulmues: Fullkrug; Undav; Woltemade.