TURIZMI DENTAR/ Në Tiranë për të rregulluar dhëmbët, u ndje keq sa doli nga klinika, humbet jetën 63-vjeçari italian

Një 63-vjeçar italian ka humbur jetën në Tiranë, disa ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare.

Policia njofton se më datë 22 maj 2025,  italiani me iniciale D.S me banim të përkohshëm në kryeqytet, është paraqitur në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, pas ndërhyrjes së kryer më 20 maj në një klinikë private në Rrugën e Kosovarëve.

63-vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pavarësisht se mori ndihmë mjekësore.

Autoritetet kanë marrë në pyetjet administratorin dhe dentistin e klinikës dentare dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, njoftoi policia.