Atentati ndaj Santiago Malkës/ Gjykata e lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së për Blendi Tetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 15:57
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen e tij në vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e shënuar në 27 gusht 2019.
Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, këtë të enjte vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Blendi Teta u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën se ai vëzhgoi lëvizjet e Malkos dhe ndihmoi autorët në ekzekutimin e tij.
Të akuzuar po ashtu nga SPAK për këtë ngjarje janë: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.
