EMRAT/ Gjykata e Tiranës miraton kërkesën për ekstradim drejt Italisë për 2 personat e arrestuar të organizatës së Troplinëve

Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e palës italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun alias Ekil Ndërjakun dhe Ervis Detin, të arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të Troplinëve në Durrës.

Me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, Gjykata vendosi arrest në burg deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia.